Rama shet pikturat e bëra në letra e dokumente të Covod-19

albnews
By
1 Min Read

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një intervistë në Artnet ku ka folur për pasionin e pikturës në këto kohë të koronavirusit dhe si po kalon Shqipëria nën pushtetin e pandemisë.

Rama thotë se gjen kohën për të pikturuar dhe në fotot e përcjella në artikull, disa prej letrave të përdorura nga Rama janë ato ku shënohen të dhënat për koronavirusin.

Gazetarja që e intervistoi Ramën e përshkruan kryeministrin si një njeri të heshtur që shoqërohet nga truproja ‘gjigande’ që e ndjekin hap pas hapi. Në artikull po ashtu përmendet se një pikturë shitet nga 3.500 euro deri në 30.000 €.

Share This Article