ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut 1 hour ago
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim 1 hour ago
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar 1 hour ago
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët 1 hour ago
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Shqipëria po bëhet gati për në BE

albnews by albnews
25 October, 2021
in Albania
0
Rama: Na kanë ofruar para për të ndërtuar kamp për refugjatët, por refuzuam
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria po bëhet gati për në BE, pavarësisht gjithçkaje, ndërkohë që po nuk shkoi Ballkani Perëndimor te BE-ja, atëherë Bashkimi Evropian do të vijë te ne, thotë kryeministri Edi Rama në një editorial për politico.eu.

”Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Samitin e vitit 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, na u tha se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”.

RelatedPosts

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Eduart Halimi: Shkarkimi i Veliajt, precedent i rrezikshëm ligjor

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

BE-ja që atëherë ka përsëritur “mbështetjen e saj të qartë” për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi samitet mbahen tani çdo vit dhe të njëjtat deklarata përsëriten. Por, mund të jetë ende viti 2003.

Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë e mundshme dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerimin duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë.

Besoj se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Evropë. Kur komunizmi u shemb dhe ne ishim të lirë të zgjidhnim rrugën tonë, ne zgjodhëm Brukselin. Që atëherë, ne kemi bërë gjithçka që na kërkohet në aplikimin tonë për anëtarësim. BE-ja mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë premtimet e saj, por Shqipëria është ende e përkushtuar ndaj idealeve evropiane dhe ka të ngjarë që ne të qëndrojmë besnikë ndaj parimeve të saj themeluese, edhe pasi anëtarët e saj t’i kenë lënë pas ato.

Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë përfitimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për t’i eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë.

E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, që ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar edhe emrin, dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së.

Por, nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa e shtuar indinjatën e atyre që kundërshtojnë anëtarësimin tonë.

Për këtë qëllim, BE-ja mund ta mbështesë rajonin ekonomikisht përmes Planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin tashmë janë identifikuar disa projekte. Por, duhet bërë më shumë, veçanërisht për të siguruar që rajoni të marrë pjesë plotësisht në tranzicionin digjital dhe të gjelbër të BE-së. Këto tranzicione kërkohen për pjesëmarrje të plotë në ekonomitë evropiane dhe ne rrezikojmë të mbetemi pas.

BE-ja mund të na ndihmojë gjithashtu të ruajmë mendjet tona më të ndritura me programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrimin në sistemin arsimor të BE-së, në mënyrë që të rinjtë të mund të gjejnë mundësi më të mira në vendin e tyre.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë përparimin e këtyre viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur.

Së fundi, BE-ja mund të ndërmarrë hapa praktikë, në mënyrë që të mund të zbatojmë më shpejt katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve – në tri vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo është diçka që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëjnë nëse ne do t’i bashkohemi tregut të vetëm, ndërkohë që Banka Botërore ka thënë se duke bërë këtë mund të shtojë deri në 10 për qind të PBB-së së secilit prej vendeve tona.

Ne të tre e quajmë këtë përpjekje Nisma e Ballkanit të Hapur, dhe është diçka që tashmë e kemi filluar duke pasur frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar të vitit 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar të vitit 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që Open Balkans është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ato do të vendosin të na bashkohen.

Kjo ide shkon përpara në agjendën që është përsëritur që nga Selaniku dhe që formon format e prekshme të Procesit të Berlinit, i shpallur në vitin 2014. Ne vazhdojmë të mbështesim dhe marrim pjesë në të dy proceset, por nuk duam të presim derisa të tjerët të thonë se ata janë gati.

Ne duam rezultate, pra për të bërë reforma dhe që qytetarët tanë të përfitojnë. Mbështetja për këtë iniciativë do të tregonte se BE-ja është serioze për vetë Procesin e Berlinit dhe ne do të mirëprisnim ndihmën teknike për të siguruar që po përmbushim standardet teknike dhe rregullatore të BE-së.

Shpresojmë që BE-ja dhe miqtë tanë të tjerë, në Londër dhe Uashington, të bashkohen me ne dhe të nxisin edhe të tjerët në rajon që gjithashtu të ecin përpara. Kështu ndërtojmë mbështetje këtu dhe tregojmë se jemi gati të jemi më afër Evropës.

Si kombe të Ballkanit Perëndimor, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë – jo një e ardhme që nuk materializohet kurrë, por ajo që ne mund ta kontrollojmë. Një qytetar i lindur në vitin 2003 tashmë është në moshë të mjaftueshme për të votuar, për të qenë anëtar i plotë i komunitetit politik, ndërsa ne ende presim t’i bashkohemi komunitetit tonë. Gjëja e fundit që duam është që angazhimi ynë 18-vjeçar të shkojë drejt moshës së mesme”, përfundon kryeministri Edi Rama në një editorial për politico.eu./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

22 September, 2025
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

22 September, 2025
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

22 September, 2025
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result