Rama takon ministrin turk, diskutojnë për anëtarët e Lëvizjes Gylen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Soylu ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur në takim edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkruan Top Channel.

Është media turke ‘Anadolu Agency’ që raporton se në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.

Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.

Në takimin midis Ramës dhe Soylu u diskutua edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

Share This Article