Moska kërcënon median britanike

albnews
By
1 Min Read

Moska cilësoi sot si një veprim censure gjobën e vendosur kundër kanalit publik rus RT nga ana e Britanisë së Madhe dhe kërcënoi mediat britanike se do të pësojnë pasojat e këtij veprimi.

“E e konsiderojmë vendimin e Ofcom si një akt censure”, reagoi ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

“Po ndjekim me vëmendje zhvillimin e situatës dhe i kujtojmë medies britanike që punon në rusi se duhet të përgatiten për t’u përballur me pasojat e veprimeve të Londrës”, thuhet në këtë komunikatë.

Share This Article