Kryeministri shqiptar, Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad të Arabisë Saudite, ku është takuar me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi.
“Në Riad, me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, tha Kryeministri Rama./ATSH/