Basha: Rama të ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reagon për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, pas bllokimit të punës nga kontrollorët edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha shkruan në “Twitter” se Rama e di që do të humbasë, ndaj po përdor çdo marifet të pisët. Teksa e cilëson Ramën të vetmin përgjegjës për situatën, Basha i bën thirrje ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha.

Share This Article