Britania mund të përballet me valën e tretë të Covid pas heqjes së masave në verë. Këtë kanë paralajmëruar shkencëtarët nga grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat duke shtuar se ndryshimet e propozuara për heqjen e masave në maj dhe qershor, mund të rrisë ndjeshëm pacientët e shtruar në spital në një situatë të ngjashme me janarin.
Një ditë më parë ata publikuan një letër, ku thanë se hapja e dyqaneve dhe mbledhjet në natyrë me një numër të caktuar personazh nuk ka gjasa të shkaktojë presion në spitale, por faza e dytë e hapjes pritet të ketë një ndikim shqetësues për përhapjen e infeksioneve.
Faza e fundit ku masat parashikohen të hiqen tërësisht është 21 qershori, që sipas shkencëtarëve mund të shkaktojë një valë të tretë të Covid në fund të korrikut deri në fillim të gushtit: Parashikimet tona janë pesimiste për hapjen në fazën e fundit.
Profesor Mark Walport është bashkuar me shkencëtarët i cili në gjuhë më të thjeshtë thotë se nëse lirohen frenat kaq shpejt, Britania do përballet me valë të rrezikshme virusi, edhe pse procesi i vaksinimit vazhdon.
Faza dy e lehtësimit të bllokimit do të lejojë që disa ambiente të lejohen të rihapen nga java tjetër, duke përfshirë dyqane jo thelbësore, parukeri dhe sallone thonjsh, palestra. Vizitat shtëpiake ose në biblioteka, qendra të komunitetit, kopshte zoologjike, parqe tematike dhe kinema gjithashtu do të lejohen. Akomodimi duke përfshirë kampingje dhe baret e restorantet do të lejohen t’u shërbejnë klientëve jashtë, por grupet do të kufizohen në dy familja me 6 anëtarë gjithësej.