Rama thirrje naftëtarëve: Ju presim në biseda sapo të lini grevën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të enjte në uzinën e Ballshit shkuan për vizitë deputetja Rudina Hajdari dhe një përfaqësi e akvitistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.https://www.gazetaexpress.com/hajdari-takon-grevistet-naftetaret-ngri-zerin-ne-emrin-tone-pyet-ramen-cfare-ofron-per-ne/embed/#?secret=uioHf5FvPm

Mesazhet e këtyre të fundit janë komentuar nga kryeministri Rama, i cili u është drejtuar grave greviste duke u thënë që të mos bien pre e lotëve të krokodilëve, pasi qeveria e socialistëve nuk është armiku por aleati i tyre. Rama ka përsëritur dhe njëherë kushtin e tij për biseda, ndërprerjen e grevës së urisë, e cila sot hyri në ditën e 15.

MESAZHI I RAMËS:

Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!

Share This Article