Shkarkohet Gledis Nano/ Çuçi: Nuk arriti objektivat, ja kush e zëvendëson

albnews
By
1 Min Read

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Tonin Vocaj.

“Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”, tha Çuçi. Sipas tij, Nano u shkarkua pasi nuk arriti objektivat

Share This Article