Rama u kërkon sërish naftëtarëve mbylljen e grevës së urisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama i përsëriti sot apelin grave naftëtare të Ballshit që të ndërpresin grevën e urisë.

“Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria” shkruan Rama në një Twitter.

 “Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!” shkruan Rama në Twitter.

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga Ballshi. Gratë naftëtare janë gati të nisin diskutimet me Ramën por pa ndërprerë grevën e urisë.

Gratë naftëtare ndodhen në ditën e 14-të të grevës së urisë.

Share This Article