Rama viziton Maternitetin e Korçës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është ndalur këtë fundjavë në Korçë, ku ka inspektuar ambientet e reja të Maternitetit të rikonstruktuar të këtij qyteti.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e informoi shefin e qeverisë se 15 mjekë të rinj do t’i bashkohen stafit të Maternitetit në përfundim të specializimit, me dy prej tyre që ishin të pranishëm, njëra nga Tirana dhe tjetri nga Fieri.

Përmes skemës së partneritetit publik-privat, është rikonstruktuar edhe Reparti i Reanimacionit të këtij Materniteti, duke eliminuar kështu, siç edhe tha një mjek, nevojën që foshnjet me probleme shëndetësore t’i transferojnë në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Kryeministri Rama takoi disa nëna që kishin sjellë në jetë fëmijët e tyre, duke i uruar ato e duke përmendur edhe bonusin për bebet e lindura, që hyri në fuqi prej janarit të këtij viti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply