Rama zbulon marrëveshjen me SHBA-në: SHBA dhe Shqipëria bashkëpenëmbajtesë në OKB për Ukrainën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama nisi konferencën për mediat duke deklaruar se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Edi Rama në konferencën për mediat:


“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për cështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë. Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij cifti SHBA – Shqipëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar nj angazhim aktiv dhe të vazhueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësist pozicionin e vendit tonë. Duke qenë aktiv ndaj një cështje kaq akute si kjo e Ukrainë spor edhe të gatrshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhëneive ndërkombë3tare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurrorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurrorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar.”

Share This Article