Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Meta: Synohet asgjësimi i opozitës dhe parlamentarizmit

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi pas ndryshimeve skandaloze në rregulloren e Kuvendit.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.

Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë,” tha Meta.

Share This Article