Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pas raportit të OBSH, sipas të cilit, 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore.
Sipas Bashës, Rama gënjeu teksa premtoi shëndetësi falas për shqiptarët.
“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps”, shkruna Basha.
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri.
Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore, thotw studimi i publikuar së fundmi. Shpenzimet me para në dorë për shërbimet shëndetësore konsiderohen katastofike nga OBSH pasi ato behën shkak për të lënë të pambuluara nevojat bazë të jetesës.
Studimi thotë se mbrojtja financiare në Shqipëri është e dobët në krahasim me shumë vende të tjera evropiane./ora news/