Ambasadorja Kim viziton Manastirin e 40 Shenjtorëve në Sarandë

 1,822 total views,  1 views today

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka pritur sot në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Së bashku me ambasadoren kanë vizituar Manastirin e Dyzet Shenjtorëve, pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.

Gjatë takimit, ata diskutuan edhe për ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit jo të zakontë turistik, që është në mbyllje.

“Duke shijuar mrekullitë e këtij Monumenti Kulture të kategorisë së parë, diskutuam edhe për ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit jo të zakontë turistik,që po mbyllim.Duke iu përgjigjur interesimit të Ambasadores,e informova atë mbi vështirësitë e biznesit gjatë sezonit, si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj,që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon”, u shpreh Gurma.

“E falënderova zonjën Kim për vizitën e dytë brenda pak kohësh në qytetin tonë, ashtu siç kishte premtuar. U përshëndetëm përzemërsisht, me premtimin nga ana e saj, që do të vizitojë përsëri Sarandën’’, thotë ndër të tjera Gurma./ATSH/

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •