Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të Departamentit të Shtetit, ku thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, ndë rsa ka shkruar mbi të se shpreson që SHBA-ja të mbajë fjalën.
“Ne vetëm mund të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbetet besnik fjalës se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar eurodeputetja
Viola von Cramon✔@ViolavonCramon
We can only hope that the US after creating this state’s mess in #Kosovo does stick to its word #nosecretplan no #landswamp @JosepBorrellF https://www.state.gov/joint-statement-of-special-presidential-envoy-richard-grenell-ambassador-philip-kosnett-and-special-representative-for-the-western-balkans-matthew-palmer-on-kosovo/ …Joint Statement of Special Presidential Envoy Richard Grenell, Ambassador Philip Kosnett, and…The United States stands with the people of Kosovo. We commend the continued efforts of the health professionals and others who are working hard, at great risk, to reduce the progress of COVID-19 in…state.gov1911:41 PM – Mar 26, 2020Twitter Ads info and privacySee Viola von Cramon’s other Tweets
Të enjten mbrëma, përmes një deklarate të përbashkët të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ata kanë shprehur besimin për një energji të re në procesin e dialogut, e cila do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.