Real Madrid me katër yje ndaj Sociedad

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reali i Madridit nuk njeh kundërshtarë në La Ligën spanjolle. Skuadra Los Blancos e nisi në malore përballjen e javës së 27-të përballë Real Sociedad, gjithsesi morën maksimumin ndaj një rivali si Baskët.

Ekipi i trajnerit Ançeloti e pa veten shumë shpejt në disavantazh, megjithatë arritën që të triumfonin me shifrat 4-1. Golit të Ojarzabal iu përgjigjen dy mesfushorët, Kamavinga dhe Modriç që në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë nxori në pah saktësinë e Benzema dhe talentin e Asensios, të cilët realizuan dhe sigluan shifrat përfundimtare në 4-1.

Me këtë fitore, Reali u ngjit në kuotën e 63 pikëve, 8 më shumë se Sevilja, teksa Sociedad gjendet në vendin e 6-të me 44 pikë. Sfida e radhës për kryeqytetasit do të jetë kundër Majorkës së sulmuesit Vedat Muriqi, ndërsa baskët presin Alavesh.

Share This Article