Dhunë në futbollin meksikan, 22 të plagosur

albnews
By
1 Min Read

Ndeshja mes Queretaro dhe Atlas e vlefshme për kampionatin meksikan u ndërpre në minutën e 63’.

Përplasjet me tifozerive ishin tepër të ashpra aq sa arbitri kryesor drejtoi lojtarët te dhomat e zhveshjes.

Të paktën 22 të plagosur mes tyre disa në gjendje të rëndë ishte bilanci i kësaj lufte në stadium. Personeli i sigurisë hapi menjëherë dyert e stadiumit që gra, fëmijë dhe të moshuar të largoheshin nga trazirat.

Federata Meksikane e Futbollit mori vendimin të pezullojë kampionatin. Pritet që ngjarja të hetohet për të sqaruar shkaqet dhe përgjegjësit e dhunës.

Share This Article