Reforma Zgjedhore, Meta: Lajm pozitiv, por i pamjaftueshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas arritjes së marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, ka ardhur një reagim edhe nga presidenti Ilir Meta.

Në këtë reagim presidenti Meta, përgëzon Këshillin Politik duke e konsideruar një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithashtu ka falenderuar edhe partnerëve europianë për durimin e tyre.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, ka shkruar Meta./TCH/

Share This Article