Refugjatët afganë nga Tirana në SHBA, sekretari i Shtetit Blinken: Faleminderit Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka falënderuar zyrtarisht Shqipërinë për trajtimin e rezervuar refugjatëve afganë, që po fillojnë të transferohen drejt Shteteve të Bashkuara.

“Ndaj me ju lajmin që 212 afganë mbërritën sot nga Shqipëria në SHBA, shtëpia e tyre e re. Komshinjve tonë të rinj i themi, mirësevini dhe fat në këtë kapitull të ri të jetës. Falënderimet e mia speciale për ministren e Jashtme Olta Xhacka dhe popullit shqiptar për strehimin e miqve afganë”, ishin fjalët në postimin e tij zyrtar në Twitter të kryediplomatit amerikan.   

Shtetasit afganë u strehuan për rreth 7 muaj në Shqipëri, pas marrjes së pushtetit në vendlindjen e tyre të forcave talebane.  Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, ditën e djeshme,  morën pjesë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim, e cila vlerësoi gatishmërinë e shtetit shqiptar.

Share This Article