UEFA cakton arbitrin e ndeshjes Shqipëri-Andorra

albnews
By
1 Min Read

UEFA ka përzgjedhur gjyqtarët për ndeshjen që Shqipëria do të luajë me Andorrën. Ky takim do të jetë i dyti për të dyja përfaqësueset, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Trupa austriake do të kryesohet në “Arena Kombëtare” nga Sebastian Gishamer, më 24 mars. 36-vjeçari nuk ka gjykuar më parë Shqipërinë apo Andorrën.

Arbitri Gishamer nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar.

Pikërisht në vitin 2019, ndante drejtësi për Kukësin që luante për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

Hungarezët e Debreçen fituan me rezultatin 3-0, ndërsa vendimet e austriakut në dëm të Kukësit ranë në sy.

Ajo ndeshje u mbyll pa asnjë karton të verdhë për vendësit dhe me gjashtë të tillë ndaj verilindorëve.

Share This Article