ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës 2 hours ago
Biznesmeni Chansiri s’është më president i Sheffield Wednesday, tifozët heqin dorë nga bojkoti dhe blejnë 9000 bileta në 24 orë 2 hours ago
Uragani “Melissa” pas Xhamajkës godet Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur 2 hours ago
I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë 6 hours ago
“Skandal”, njohja e Kosovës nga Siria nuk pritet mirë në Beograd 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Refugjatja që ia vuri flakën vetes në kampin grek mund të akuzohet për zjarrvënie

albnews by albnews
26 February, 2021
in Bota
0
I ftohti rëndon gjendjen e refugjatëve të pastrehë në Bosnje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një grua shtatzënë nga Afganistani, e cila pësoi lëndime të rënda pasi ia vuri vetes flakën në një kamp refugjatësh në ishullin grek, Lesbos, është detyruar të japë deklaratë para një prokurori në spital. Autoritetet greke po e shqyrtojnë mundësinë që gruan ta akuzojnë për zjarrvënie.

Gruaja 26-vjeçare, emri i të cilës nuk është publikuar, e ka fituar të drejtën e azilit nga autoritetet greke dhe pritej që të udhëtonte drejt Gjermanisë me refugjatët e tjerë javën e kaluar. Megjithatë, zyrtarët dhe mjekët e kanë këshilluar që të mos udhëtojë, sepse është në fazën përfundimtare të shtatzënisë.

RelatedPosts

Uragani “Melissa” pas Xhamajkës godet Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

“Skandal”, njohja e Kosovës nga Siria nuk pritet mirë në Beograd

Sekreti që deti ruajti mbi 100 vjet, gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

“Kur iu tha se nuk mund të udhëtojë, zhgënjimi e bëri që të tentonte për vetëvrasje. Ajo është penduar shumë për veprimin. Ka pësuar djegie në duar, këmbë dhe kokë. Është plot pendim. Ajo pritet ta lindë fëmijën e katërt javën e ardhshme”, tha hetuesi Nikos Triantafyllos.

Megjithatë, refugjatja tani përballet me akuzat për zjarrvënie, pasi tenda ku ajo e bëri përpjekjen për vetëvrasje u shkatërrua nga zjarri. Prokurori që do të vendosë nëse gruaja do të dalë para gjyqit e vizitoi atë në spital për t’ia marrë deklaratën, shkruan The Guardian.

Gruaja ia vuri flakën vetes të dielën e kaluar. Para se ta bënte këtë veprim, ajo i nxori dy vajzat dhe të birin jashtë tendës.

I vendosur në një ish-poligon ushtarak, kampi i përkohshëm po shërben për strehimin e rreth 6.500 burrave, grave dhe fëmijëve, shumica e të cilëve janë nga Afganistani. Banorët e kampit po përballen me kushte të rënda, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se kampi nuk i plotëson kushtet themelore për banim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

30 October, 2025
Biznesmeni Chansiri s’është më president i Sheffield Wednesday, tifozët heqin dorë nga bojkoti dhe blejnë 9000 bileta në 24 orë

Biznesmeni Chansiri s’është më president i Sheffield Wednesday, tifozët heqin dorë nga bojkoti dhe blejnë 9000 bileta në 24 orë

30 October, 2025
Uragani “Melissa” pas Xhamajkës godet Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

Uragani “Melissa” pas Xhamajkës godet Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

30 October, 2025
I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë

I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result