Reinsalu: Estonia i qëndron pranë Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, i tha ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme estoneze.

Ai i shprehu ngushëllimet në emër të popullit estonez duke shtuar se vendi i tij do të kontribuonte me 50 000 euro.

”Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira dhe mban zi për viktimat e fatkeqësisë. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe fuqi punonjësve të ekipeve të shpëtimit që kanë kryer pa u lodhur operacionet e shpëtimit”, tha Reinsalu.

Ai theksoi se për mbështetjen e Shqipërisë duhej vepruar shpejt.

”Duhet ta ndihmojmë Shqipërinë që të kujdeset për të prekurit dhe që të rikthejë jetën normale”, theksoi ai./ATSH/

Share This Article