ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 15 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 15 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 17 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 18 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Reja: Ndaj Polonisë duhet të luajmë të qetë dhe pa gabime

albnews by albnews
11 October, 2021
in Albania
0
Reja i dëshpëruar me Kamberin, “injroi” ftesën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria është në një moment kyç të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, pasi do të përballet me Poloninë, ku një fitore mund ta afrojë shumë me Play Off-in, ndërsa trajneri Edi Reja zbuloi në konferencën për shtyp se nuk kishte besuar në një ecuri të tillë, kur ishte hedhur shorti.

Gjithashtu, tekniku italian shtoi se skuadra duhet ta përballojë me qetësi dhe personalitet këtë 90-minutësh, si mënyra e vetme për të synuar marrjen e rezultatit.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Kur u hodh shorti ishit pesimistë. A është rritur besimi juaj te skuadra?

Në fillim të shortit nuk isha shumë optimist, pasi kundërshtarët janë shumë të fortë, megjithatë jemi rritur shumë, pasi kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe. Ideja ka qenë që ne të imponojmë lojën tonë, duke nisur mbrojtjen me sulmuesit dhe duke bërë presing. Mendoj se deri diku ai kemi dalë. Jemi rritur shumë dhe ja ku jemi, në një situatë mjaft interesante. Tani jemi gati të përballemi me çdo lloj kundërshtari deri në fund dhe të luajmë shanset tona. Për këtë dua t’u bëj komplimente të gjithë lojtarëve, që janë vënë në dispozicion dhe kanë punuar shumë për t’u rritur e përmirësuar. Nuk e mendoja që mund të vinim deri këtu, por kemi punuar mirë dhe tani mund të them që mund të shkojmë shumë më larg.

A e imagjinoni Shqipërinë në Kupën e Botës?

Frika për të mos ia dalë është problemi me të cilin përballemi dhe që na ndalon të ëndërrojmë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të jemi sa më të qetë, pasi kjo është rruga e vetme për të synuar fitoren. Duhet të tregojmë personalitet në ndeshje të tilla, por edhe fati është pjesë e rëndësishme dhe në Poloni ne nuk e patëm, pasi një episod penalltie na dëmtoi jo pak në atë transfertë. Duhet të luajmë të qetë dhe të bëjmë sa më pak gabime, për të arritur rezultatin që duam.

A do të shohim të njëjtën Shqipëri si në Poloni, ku mbajtëm topin dhe bëmë lojën?

Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon dhe e kemi përdorur thuajse në të gjithë ndeshjet e fundit. Duhet të kemi kontrollin e lojës, për të synuar fitoren, megjithatë varet edhe nga karakteristikat e kundërshtarit. Për mua është e rëndësishme që të mos rrimë në mbrojtje, por të sulmojmë dhe të provojmë të marrim kontrollin e lojës.

A mund të ndikojë goli i Brojë, për t’i dhënë më shumë hapësira në fushë?

Nuk e kam vendosur ende formacionin, por mund të luajë që nga minuta e parë Broja dhe nuk është ndonjë çudi. Unë e kam aktivizuar edhe nga minuta e parë si ndaj Kazakistanit apo në San Marino, por nuk ka pasur të njëjtin rendiment si në ndeshjet që ka ardhur nga pankina. Unë kam shfrytëzuar faktin që në minutat e fundit kundërshtarët janë disi më të lodhur dhe ai me karakteristikat që ka mund t’i vërë në vështirësi dhe mbi të gjitha të shënojë gola, pasi e ka këtë aftësi. Nëse do ta dija me siguri që do të shënonte, do ta hidhja në fushë edhe në tre minutat e fundit.

Keni thënë se punoni për Euro 2024-n, pasi nuk keni shanse për Botërorin. Ishte kjo një bindje juaja, apo një mënyrë për të larguar presionin?

U kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe është shumë e bukur, ndaj duhet të besojmë. Nuk është asgjë rastësore, pasi kemi merituar këtë arritje dhe do të luajmë deri në fund për ta bërë realitet këtë ëndërr. Nesër kemi mungesa të rëndësishme, por unë nuk qahem kurrë, pasi kemi krijuar një grup shumë të mirë, ku të gjithë japin kontributin e tyre dhe na zgjidhin situatat herë pas here. Jam i sigurt që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe do të tregojmë se jemi rritur shumë. Kemi luajtur shumë mirë ndaj disa skuadrave të mëdha, por ajo nesër ka një rëndësi shumë të madhe, pasi ka mundësi të na lejojë të shkojmë në Play Off dhe do të provojmë gjithçka për gjithçka.

Çfarë dyshimesh keni për formacionin nesër?

Unë gjithmonë vendos në momentin e fundit, pasi më duhet të vlerësoj mirë gjendjen e të gjithë futbollistëve. Kemi një stërvitje sot pasdite, ku do të shohim situatën e futbollistëve, pasi nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë dhe në fund do të hedh në fushë ata që duken më mirë fizikisht dhe mendërisht, pasi edhe aspekti karakterial është shumë i rëndësishëm në ndeshje të tilla. Shumë gjëra varen edhe nga Polonia dhe kjo është pjesa ime, që ta furnizoj ekipin me informacione dhe ta bëj të luajë sa më mirë.

A i keni marrë masat për Lewandowskin?

Ai nuk markohet, pasi është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Mënyra e vetme për t’i ulur rrezikshmërinë, është ta bësh të furnizohet sa më pak, pra t’i ndërpresësh rrugët e pasimit, pasi vetëm kur nuk ka top në këmbë, nuk është kërcënues. E njoh shumë mirë trajnerin dhe e di që ata do të luajnë në sulm e me agresivitet. Edhe për ata ndeshja ka shumë rëndësi, ndaj besoj se do të jetë një takim i nivelit shumë të lartë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result