Reja përjashton pesë lojtarë nga Kombëtarja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka programuar miqësore më 7 tetor me skuadrën e Armenisë, teksa pavarësisht trazirave në këtë vend nuk ka ende një vendim për të mos u luajtur ndeshja.

Gjithashtu më 11 dhe 14 tetor Shqipëria do të luajë edhe ndeshje zyrtare, teksa do të përballen me Kazakistanin dhe Lituaninë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Edi Reja ka marrë vendimin për të përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjet e radhës 5 lojtarë, raportojnë mediat nga Tirana.

5 futbollistë, të cilët thyen disiplinën para ndeshjes më Lituaninë, duke shkuar te festa e fejesës së Odise Roshit, janë përjashtuar nga trajneri.

Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Armando Sadikun.

Megjithatë në listë do të ketë risi, teksa për herë të parë me Kombëtaren do të grumbullohen, Albi Doka, Sherif Kallaku, Jon Mersinaj dhe Xhakomo Vrioni.

Share This Article