Rënie gurësh dhe masivesh shkëmbore në qarkun e Kukësit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkarjet e dherave dhe gurëve në 24 orët e fundit, si pasojë e reshjeve të shiut, vijojnë të shkaktojnë probleme në qarkun e Kukësit. Reshjet janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke krijuar një situatë serioze me rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.

Ndërkohë, reshje dëbore janë regjistruar në zonat veriore, në lartësi mbi 1100 metra. Në Tropojë, për shkak të reshjeve, në segmentin rrugor Dushaj–Lekbibaj, në orët e para të mëngjesit pati rrëshqitje të masiveve shkëmbore.

Vijon puna për largimin e masivit shkëmbor, ndërkohë që aksi mbetet i kalueshëm. Rrugët nacionale dhe ato bashkiake vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Kontraktorët, me mjete dhe punëtorë, janë në terren pa ndërprerje për pastrimin e akseve rrugore. Sipas Prefekturës së Kukësit, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. I gjithë qarku Kukës furnizohet me energji elektrike, përveç fshatit Kam, Njësia Administrative Bytyç, bashkia Tropojë.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për problematika të tjera.

Apelohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt zonave malore me prezencë dëbore.

Share This Article