ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës 6 minutes ago
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë 8 minutes ago
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve 25 minutes ago
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt 35 minutes ago
Jeta e luksit e futbollistit britanik si i “papunë”, ja shifra e frikshme që fiton për të mos bërë asgjë 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Republika Sërpska kërcënon qytetarët e Bosnjës dhe të Kosovës me veto për heqjen e vizave

albnews by albnews
27 June, 2023
in Kosova, Technologji
0
Republika Sërpska kërcënon qytetarët e Bosnjës dhe të Kosovës me veto për heqjen e vizave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar Sarajevën vetëm dy herë përgjatë 22 vjetëve sa ai jeton atje.

Ata nuk e vizitojnë sepse për këtë u duhen vizat, dhe procedurat [për pajisje me vizë] janë të vështira dhe e vrasin dinjitetin, thotë Ukaj.

RelatedPosts

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Vdiq aksidentalisht në Alpe, nxirret nga humnera trupi i turistit holandez

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Njoftimet se vizat mund të hiqen pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, nga nëntori i vitit 2022, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë të diskutueshme pas bllokimit të ri nga entiteti Republika Sërpska (RS).

“Do të vijë koha për të marrë përgjegjësinë për rrezikimin e lirive themelore të njeriut”, thotë Ukaj duke komentuar njoftimin e politikanëve nga entiteti i Republikës Sërpska për bllokimin e mëtejmë të marrëveshjes.

Heqja e vizave me Kosovën është kundërshtuar prej vitesh nga politikanët nga Bosnja dhe Hercegovina, entitete të kryesuara nga presidenti Millorad Dodik, që është në krye të Aleancës qeverisëse të Social- Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Deputetët e Asamblesë Kombëtare të RS-së do të diskutojnë për veton e anëtares së Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, e cila deklaroi se është mbivotuar në seancën e fundit të kreut kolektiv të shtetit, të martën, më 27 qershor.

Bllokada të reja po afrohen pas fjalimit të fundit të Cvijanoviç, përndryshe zyrtare e SNSD-së, e cila e ka quajtur këtë çështje si shkatërruese për interesin jetik të entitetit të Republikës Sërpska.

Cvijanoviq ka përmendur inicimin e vetos për shkak të “përshkallëzimit të krizës në veri të Kosovës”, duke thënë se “regjimi” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “nuk meriton përfitime”.

Në pritje të heqjes së vizave që ndanë familje
Më 21 qershor, ajo paralajmëroi inicimin e vetos, si një mundësi kushtetuese për anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, e cila do të çimentonte më tej marrëveshjen për regjimin pa viza.

“Kjo i përket shekullit XV dhe vret dinjitetin njerëzor. Koha kalon dhe ne nuk e kthejmë dot. Prindërit po plaken, ne po plakemi dhe kjo është gjëja më tragjike për mua”, shprehet aktori 43-vjeçar, Alban Ukaj, i cili ka lindur në Prishtinë, ndërsa jeton dhe vepron në Sarajevë.

Ai shton se nuk e përjashton mundësinë që për shkak të shkeljes së të drejtave elementare të njeriut, t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ku e sheh problemin Cvijanoviçi?

Njëra nga tri marrëveshjet për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në nëntor të vitit 2022 si pjesë e procesit të Berlinit, i referohet lirisë së lëvizjes vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa dy marrëveshjet tjera janë për njohjen e diplomave të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të stomatologjisë dhe arkitektëve.

Në rastin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës kjo nënkupton edhe heqjen e regjimit të vizave, i cili prej vitesh i ka rënduar banorët e të dyja vendeve.

Megjithatë, politikanët nga Republika Sërpska refuzojnë ratifikimin, edhe pse ish-kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, i cili është anëtar i partisë së Dodikut, ishte një prej nënshkruesve të atij dokumenti në Berlin, vitin e kaluar.

“Në parim, unë jam për lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, por në këto rrethana, Prishtina tani nuk mund të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Cvijanoviq më 21 qershor për Radion dhe Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS).

Inicimi vetos u bë pasi u mbivotua në seancën e Presidencës së BeH-së, kur u shpreh kundër konkluzioneve për miratimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, për njohjen e diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Konkluzionet për miratimin e atyre marrëveshjeve, për të cilat u dakordua në kuadër të Procesit të Berlinit, u mbështetën nga Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, kolegë të saj në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës.

Ndërkohë, lëvizja e Zheljka Cvijanoviqit u mirëprit nga shefi i partisë së saj dhe presidenti i Republikës Sërpska, duke theksuar se ai është “përgjegjës për mbrojtjen e pozicioneve të RS-së dhe se Asambleja Kombëtare do ta mbështesë atë me një shumicë prej dy të tretash”.

Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës përcakton se një anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës mund ta shpallë një vendim të Presidencës, me të cilin nuk pajtohet, shkatërrues për interesin jetik të subjektit për territorin nga i cili është zgjedhur.

Në këtë rast, Kushtetuta parashikon që Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska të iniciojë veton dhe nëse merr mbështetjen e deputetëve, konkluzionet e Presidencës nuk do të kenë efekt.

Në mënyrë që iniciativa e vetos e Zheljka Cvijanoviqit të “jetësohet”, duhet të mbështetet nga dy të tretat e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare të RS-së, pra 56 nga gjithsej 83.

A po be Procesi i Berlinit?

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, vlerëson për REL-in se në rast se Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska e mbështet veton, “marrëveshjet e Procesit të Berlinit do të bien”.

Konakoviq pretendon se koalicioni qeverisës në nivel shtetëror ka arritur më parë një marrëveshje për miratimin e dy marrëveshjeve, të cilat i referohen njohjes së kualifikimeve profesionale dhe diplomave universitare në Ballkanin Perëndimor.

Mbështetja parimore për këto dy marrëveshje u dha në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnjës më 19 prill, kur u tha se marrëveshja e tretë, ajo për letërnjoftimet, do të ishte objekt i një marrëveshjeje të mëvonshme politike.
Sipas rregulloreve aktuale, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të miratohen nga Këshilli i ministrave të Bosnjës dhe Presidenca e BeH-së, pas së cilës ato ratifikohen nga Parlamenti i këtij shteti.

Elmedin Konakoviq, ministër i Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, gjatë takimit me Milorad Dodikun, president i Republikës Sërpska, në Banja Luka, më 5 maj 2023.
Elmedin Konakoviq, ministër i Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, gjatë takimit me Milorad Dodikun, president i Republikës Sërpska, në Banja Luka, më 5 maj 2023.

“Është një marrëveshje për të gjitha vendet, jo vetëm për Kosovën. Ata [politikanët nga Republika Sërpska] ishin të gatshëm të mbështesnin dy dhe pastaj në seancën e Kryesisë ishte edhe një e tretë. A do të reagojnë me veto për shkak të revoltës? Nuk e di. Kjo tregon se konfliktet dhe mbivotimet nuk sjellin asgjë dhe ne po bëjmë pesë hapa prapa”, thotë Konakoviq.

Ndryshe, Qeveria në nivel shtetëror në BeH përbëhet nga SNSD-ja, Partia Demokratike Kroate e BeH-së (HDZ) dhe disa parti të mbledhura rreth Partisë Socialdemokrate të Bosnjës.

“Në Këshillin e ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ne e kemi përfunduar punën tonë, si dhe Presidenca e BeH-së, dhe Parlamenti tani duhet ta ratifikojë. Megjithatë, nëse Asambleja Kombëtare e RS-së e refuzon, atëherë procesi është i bllokuar”, thekson Konakoviq.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale u nënshkruan në nëntor të vitit të kaluar nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Që të fillojë zbatimi, është e nevojshme që dokumentet të ratifikohen në parlamentet e secilit prej vendeve brenda 18 muajve.

Deri më tani, marrëveshjet janë ratifikuar nga të gjitha vendet, përveç Bosnje e Hercegovinës, ndërsa puna [për ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamenti] në Mal të Zi është në fazën përfundimtare, tha për REL-in Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një nga koordinatorët për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ne shpresojmë që Bosnja dhe Hercegovina së shpejti do t’i ratifikojë marrëveshjet dhe kështu do të tregojë një vendosmëri të përbashkët për të kapërcyer sfidat rajonale. Gjithçka ka të bëjë me politikën dhe në këtë rast ka të bëjë me detyrimet që janë ndërmarrë dhe që duhet të respektohen”, tha për REL-in sekretarja e përgjithshëm e RCC-së, Majlinda Bregu.

Si bëhet pajisja me vizë?

Bosnja e Hercegovina, përveç Serbisë, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka njohur Kosovën.

Njohja kërkon pëlqimin e të tre anëtarëve të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, të gjithë anëtarët nga Republika Sërpska e kanë kundërshtuar atë.

Sipas vendimit të Këshillit të ministrave të Bosnjës nga viti 2012, qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Bosnje e Hercegovinë si turistë.

Atyre u kërkohet të pajisen me vizë, e cila nuk është e vendosur në pasaportë, por lëshohet në një formular të veçantë “vetëm në raste të jashtëzakonshme” në ambasadat e Bosnjës në Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Për shkak të regjimit rigoroz të vizave të Bosnjë e Hercegovinës për qytetarët e Kosovës, në vitin 2014, Prishtina zyrtare u kundërpërgjigj me të njëjtat masa, duke vendosur viza për qytetarët nga Bosnje e Hercegovina.

“Marrja e një vize është një procedurë komplekse, e kushtueshme dhe kërkon shumë kohë, ku përafërsisht një në tre persona merr vizë. Fjala është për njerëz, për bashkim familjesh, madje edhe për biznesmenë”, thotë Bregu.

Anketa e Barometrit Ballkanik tregon se 59 për qind e biznesmenëve në Ballkanin Perëndimor besojnë se udhëtimi vetëm me letërnjoftim do të ishte i dobishëm për biznesin e tyre, thotë Këshilli i bashkëpunimit rajonal.

Sipas këtij sondazhi, 67 për qind e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës besojnë se bashkëpunimi rajonal kontribuon në përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon.

Kur bëhet fjalë për njohjen e kualifikimeve akademike, në rajon në vitin 2022 janë dorëzuar 6.000 aplikime. Njohja e një diplome universitare kushton nga 300 deri në 500 euro dhe procedura zgjat disa muaj./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 September, 2025
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

17 September, 2025
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

17 September, 2025
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result