Reshat Arbana apel për vaksinim: T’i mbrojmë njerëzit e zemrës nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar apelin e aktorit të njohur, Reshat Arbana drejtuar veçanërisht të rinjve që të vaksinohen ndaj COVID-19.

Arbana shprehet se duhet të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore.

Në mesazhin e tij për t’u vaksinuar, “Nderi i Kombit”, Reshat Arbana shprehet se duhet t’i ruajmë e t’i mbrojmë njerëzit e zemrës nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm.

“Ndihet, për fat të keq, një lëkundje e dëshirës për të marrë vaksinën, në gjirin e të rinjve. Dëshira ime është që të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore:
Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm – e theksoj- të fortë e të shëndetshëm.
Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur.
Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, shprehet aktori Arbana.

Share This Article