Reshjet e mëdha të borës, për tri ditë me radhë 60 persona po qëndrojnë të ngujuar brenda një pabi në Britani

albnews
By
1 Min Read

Mbi 60 persona po qëndrojnë të ngujuar për të tretën ditë me radhë brenda një pabi në Britani të Madhe, si pasojë e të reshurave të mëdha të borës që ka bllokuar dyert e dritaret.

Pabi Tan Hill Inn gjendet rreth 528 metra në lartësi mbidetare, rreth 430 kilometra në veri të Londrës, transmeton Telegrafi.

Ata po argëtoheshin nën tingujt e rok bendit Oasis, që gjithashtu kanë mbetur të ngujuar nga e premtja mbrëma.

Megjithatë është bërë e ditur se mysafirët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se sipas të gjitha gjasave ata do të nxirren sonte pasi që të pastrohen rrugët.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftanhillinn%2Fposts%2F4026635590769339&show_text=true&width=500
Share This Article