Albania
Respektimi i masave antiCovid, 175 mjekë brenda dhe jashtë vendit apel politikës
175 mjekë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë i janë drejtuar me një letër të hapur drejtuesve kryesorë politikë në vend që të kontribuojnë me respektimin e masave antikovid.
Në letrën drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste: Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike: Lulzim Basha, kryetares së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: Monika Kryemadhi, kryetarëve të partive politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të 25 prillit, dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mjekët shprehen se, “me rastin e afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021, ku mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore e më pas përmes vullnetit të votës së tyre, do të kenë mundësi të zgjedhin qeverinë e re, ne, personeli mjekësor, shohim me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave antikovid, të cilat janë përcaktuar me ligj, pikërisht me votë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë”.
“Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t’ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga Ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në respektimin dhe zbatimin e masave ndaj Covid-19 në Shqipëri”, theksojnë mjekët.
“Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen tuaj në zbatimin e Urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu Nr. 633 të datës 17.11.2020 “Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 (dhjetë) persona në vende të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore“, në mbështetje të Ligjit Nr. 15/2016, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive“, Nenit 102, Pika 4, në mbështetje të Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, “Me qëllim mbrojtjen e Shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga Covid-19“, Neni 7, në mbështetje të Ligjit 44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë“, nenit 113, si edhe të vendimit nr. 4856 datë 16.11.2020 të Komitetit Teknik të Ekspertëve”, theksojnë mjekët.
“Përdorimit të detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave), bazuar në Aktin Normativ Nr. 32 të Këshillit të Ministrave, datë 12.10.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të nr. 32 datë 12.10.2020 i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, të ndryshuar”, Neni 3, pika 23 si edhe sipas Udhëzimit Nr. 1163/1 prot. datë 13.10.2020 të Insitutit të Shëndetit Publik “Udhëzues mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, shtojnë ata.
“Mbajtjes së distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, brenda dhe jashtë ambjenteve të qendrës së votimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit që duhet të përdoren nga votuesit në hyrje dhe në dalje nga vendvotimi. Respektimi i rreptë i masave antikovid është pergjegjësi e stafit zgjedhor duke nënvijëzuar që ky staf është përgjegjës për dezinfektimin dhe ajrosjen kohë pas kohë të qendrave të votimit dhe vendvotimeve si dhe për zbatimin e masave parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave”, theksojnë mjekët.
Mjekët kërkojnë edhe, “marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), për të regjistruar personat që janë të infektuar me SARS-CoV-2, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrë procedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar tu mundësohet pjesëmarrja në votim”.
“Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 (dhjetë) persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kontaktet fizike mes elektoratit duke u mbështetur ne Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.3.2020, Neni 3, pika 2 “ Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19“”, shprehen mjeķët.
“Grupet në risk (personat mbi 65 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje shoqëruese) të shmangin aktivitetet parazgjedhore sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Është momenti i duhur për të treguar që të gjithë bashkë mund t’ja dalim të luftojmë këtë pandemi”, nënvizojnë mjekët.
“Ju jeni faktorë të rëndësishëm në dinamikën e shoqërisë shqiptare dhe kjo sjell përgjegjësi ligjore e morale ndaj popullësisë që kërkon vëmëndjen dhe angazhimin tuaj në mbrojtjen e shëndetit e të jetës së tyre. Një popull i shëndetshëm është çelësi për një të ardhme të mbarë, për të gjithë”, përfundon letra e 175 mjekëve shqiptarë.
Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë
1. Arjola Ustalli, mjeke pneumologe, Itali
2. Arvena Hila, mjeke reumatologe, Itali
3. Drilon Cupi, mjek internist/mjek urgjence, Gjermani
4. Elona Cekani, mjeke onkologe, Zvicër
5. Eni Dragoj, PhD, mjeke kardioanesteziste, Itali
6. Erjon Panajoti, mjek anestezist, Shqipëri
7. Ilir Halili, mjek pneumolog, Shqipëri
8. Indrit Seferi, specialist i Shëndetit Publik
9. Roland Jovani, mjek pneumolog, Francë
10. Rubjona Xhani, mjeke neurologe, Itali
11. Vjosana Gosnishti, mjeke specializante në Obstetrikë-Gjinekologji, Gjermani
12. Xhulieta Treska, mjeke neurologe, Gjermani
Deri tani janë bashkuar me ne edhe kolegët:
1. Ada Bico, mjeke familje, USA
2. Adelaida Balani, MPF Durrës, Shqipëri
3. Alban Jaupi, Neurokirurgji, Shqipëri
4. Albana Duka, mjeke stomatologe, Shqipëri
5. Albina Ndoja, specializante Anatomi Patologjike, Shqipëri
6. Altin Cane, Pediatri, Shqipëri
7. Amarilda Kapxhiu, Mjekësi interne, Gjermani
8. Andi Bregu, infermier, Shqipëri
9. Andi Marku, mjek i përgjithshëm, Shqipëri
11. Anisa Shehu, farmaciste, Shqipëri
12. Anisa Bako, anesteziste, Gjermani
13. Anisa Shehu, farmaciste, Shqipëri
14. Arben Gjeka, Mjekësi Urgjence, Itali
15. Artemona Yzeiri, pnumopediatre, Shqipëri
16. Aurora Pecaku, ophthalmologe, Shqipëri
17. Azhena Shehu, mjeke Laboratori Klinik Biokimik, Shqipëri
18. Besmira Zenelaj, psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë Shqipëri
19. Bjanka Goga, stomatologe, Shqipëri
20. Çesk Biba, mjek internist, Gjermani
21. Denada Mone, obsteter gjinekologe, Gjermani
22. Diana Hysi, mjeke familje, Shqipëri
23. Dorian Malaveci, Kardiologji Shqipëri
24. Elda Braho, Mjeke spezializante per psikiatri Gjermani
25. Eldisa Kurti, Mjeke e pergjithshme, Shqiperi
26. Elena Gjonbalaj, Reumatologji, Shqiperi
27. Elida Shahini, Mjeke Familje, Shqiperi
28. Elira Molla, Psikiatre e femijeve dhe adoleshenteve, Shqiperi
29. Elona Dyrmishi, Stomatologe,Gjermani
30. Elva Duro, Mjeke Stomatologe, Shqiperi
31. Emira Alizoti, Mjekësi Transfuzive, Shqipëri
32. Entela Singjeli, Mjeke e pergjithshme, France
33. Entela Kapaj, Dermatologji, Shqiperi
34. Enver Halili, Neurologji, Shqiperi
35. Ereida Rraklli, Neurologe, Shqiperi
36. Eriseldi Rapi, Gastrohepatolog, Gjermani
37. Ervina Balleshi, Msc.Ortodonci, Mjeke stomatologe Shqiperi
38. Evelina Skenderi, Nefrologji, Itali
39. Fatbardha Kosturi, Mjeke e pergjithshme, Shqiperi
40. Florina Gosturani, Mjeke e pergjithshme, USA Connecticut
41. Flutura Kondili, Gjinecologe, Itali
42. Frinks Devole, Specialist i mjekesise interne, Gjermani
43. Genci Zyferi, Toksikologji, Shqiperi
44. Gentjol Shushari, Kardiologji-Mjekesi Interne, Gjermani
45. Gjergji Merja, Psikiater/Neurolog, Gjermani
46. Grandi Prifti, Mjek stomatolog, Shqiperi
47. Hamide Hoxha, Pediatri, Shqiperi
48. Hatixhe Latifi-Pupovci, Imunologji klinike dhe alergologji, Kosove
49. Holta Duda, Alergologji Imunologji Klinike, Shqiperi
50. Irena Kuqi, Mjeke interniste/kardiologji, Gjermani
51. Irma Kola, Mjeke laboratori klinik biokimik, Shqiperi
52. Klaudio Jani, Neurologji, Gjermani
53. Klea Kuci, Mjeke e Pergjithshme, Shqipëri
54. Klea Troka, Mjeke e Përgjithshme, Epidemiologji, USA
55. Kledi Lame, Psikiatri, Shqipëri
56. Kristina Sevo, Ortodonte, Shqiperi
57. Laura Osmani, Farmaciste, Itali
58. Lea Damzi, Mjeke e Pergjithshme, Shqiperi
59. Leidon Shapo, Mjek dhe specialist i shendetit publik Mbreteri e Bashkuar (UK)
60. Malvina Manga, Mjeke familje, Shqipëri
61. Marseda Spiro, Mjekesi interne, Gjermani
62. Marsela Shani, Hematologe, Shqiperi
63. Marsiano Qëndro, Mjek i përgjithshëm, Shqipëri
64. Merikjena Beqiraj, Mjeke e pergjithshme, Shqiperi
65. Migena Qajalliu, Stomatologji, Shqiperi
66. Mirlinda Naci, Dentiste, Shqiperi
67. Olta Gishti, Okuliste, Hollande
68. Orgesa Dino, Farmaci, Shqiperi
69. Pranvera Alushi, Mjeke stomatologe, Gjermani
70. Valbona Xhengo, Mjeke e Pergjithshme, Shqiperi
71. Valbona Mance, Mjekesi familje, Gjermani
72. Valbona Selimaj Kontoni, Pediatre Infeksioniste, Belgjikë
73. Valmira Kodra, Psikiatri, Gjermani
74. Adela Sulejmani, Mjeke laboratori, Itali
75. Adenisa Kerpica, Farmaciste, Shqiperi
76. Alma Skenderi, Pediatri, Shqiperi
77. Anila Bejko, Mjek familje, Pediatri, Shqipëri
78. Anita Krrashi, Nefrologe, Shqiperi
79. Arjola Naci, Mjeke familje, Shqiperi
80. Asllan Ruko,Infermier, Gjermani
81. Besa Beqollari, Mjekësi interne, Gjermani
82. Besiana Salihi, Mjeke e pergjithshme, Maqedoni e veriut
83. Brunilda Haxhiu, Onkologe, Kosove
84. Dalina Raseni, Mjeke Familje, Shqiperi
85. Donjeta Bali, Pediater Onkohematolog, Shqiperi
86. Edlira Lashi, Mjek Familje, Shqiperi
87. Endri Hasimi, Kardiolog, Shqiperi
88. Enkeleda Duka, Pediatre, Shqiperi
89. Fabjola Karaj, Mjeke e pergjithshme, Shqiperi
90. Fatbardha Hodo, Mjeke familje, Shqipëri
91. Igla Logu, Mjeke familje, Shqiperi
92. Ina Prifti, Psikiatre, Shqiperi
93. Iris Prifti, Mjeke Familje-Pediatri, Shqiperi
94. Jonida Dika, Mjekësi Interne, Gjermani
95. Klevis Thomai, Otorinolaringolog, Shqipëri
96. Luljeta Vathi, Onkologji, Shqiperi
91. Marina Pavllo, Psikiatri, Shqiperi
98. Nertila Tahiri, Mjeke e pergjithshme, Kosove
99. Odesa Dylgjeri, Mjeksi Urgjence, Gjermani
100. Paulina Lushaku, Specializante Mjekesi Familje, Itali
101. Rozela Tarazhi, Psikiatri e Femijeve dhe Adoleshenteve, Shqiperi
102. Ada Gjuzi, Mjeke e pergjithshme, Shqiperi
103. Aferdita Stroka, Mjeke e pergjitheshme, Shqiperi
104. Arben Beja, Kryeinfermier, Shqiperi
105. Artemisa Monopati, Infermiere profesionale, Itali
106. Artur Xhumari, Neurokirurg, Shqiperi
107. Aurel Vula, Reumatolog-Pediater, Shqiperi
108. Ediola Dafa, Psikiatri, Gjermani
109. Ediola Naqellari, Pediatri, Shqiperi
110. Elida Mici, Kirurge Flebologe, Shqiperi
111. Elona Hila, Pneumologe, Shqiperi
112. Enea Bitri, Stomatologji, Specializant Ortodonci-Ortopedi Shqiperi
113. Fatjon Hajdari, Mjek i pergjithshem, Shqiperi
114. Gentian Caco, Kirurg vaskular, Shqiperi
115. Gjergji Kaci, Kirurg-urolog, Shqiperi
116. Ina Çala, Mjeke e përgjithshme, Shqipëri
117. Irini Rapushi, Mjeke e pergjithshme, Shqiperi
118. Irsa Burda, Endokrinologe, Shqiperi
119. Jonida Kito, Specialiste e urgjencave mjekesore, Shqiperi
120. Jonida Ceni, Kardiologji, Gjermani
121. Jonida Sulejmani, Dermatologji, Gjermani
122. Ledia Balla, Oftalmologe, Shqiperi
123. Leonida Metuku, Interne/kardiologji, Suedi
124. Lindita Dedej, Interniste Endokrinologe, Shqiperi
125. Majlinda Kondakciu, Mjeke laboratori Klinik-Biokimik, Shqiperi
126. Manjola Luzi, Onkologe, Shqiperi
127. Migena Gjoka, Mjeke interniste, Gjermani
128. Mitiana Trungu, Farmaciste, Shqiperi
129. Myslim Kuci, Infermier, Shqiperi
130. Oltjana Caushi, Neurologji, Gjermani
131. Sherif Krrashi, Reumatolog, Shqiperi
132. Zaide Sulejmani, Mjeke Laboratori, Shqiperi
133. Albana Cane, Anesteziste-Reanimatore, Shqiperi
134. Enkeleida Ibro, Mjeke Urgjence, Mjekesi Pune, Gjermani
135. Glenda Bregu, Pediatri, Shqiperi
136. Henrida Kule, Radiologe, Itali
137. Ilda Mano, Specializante Anatomi Patologjike, Shqipëri
138. Jonida Haxhi, endokrinologe, Itali
139. Migena Haka, stomatologe, Shqipëri
140. Xhensila Zdrava, mjeke përgjithshme, Shqipëri
141. Adela Belli, Mjeke e përgjithshme, Shqiperi
142. Aida Decaj, Patologe, Gjermani
143. Alkerta Ibranji, Alergologe – Imunologe Klinike, Shqiperi
144. Alma Damzi, Obstetre-Gjinekologe, Shqiperi
145. Anxhela Karati, Mjeke e pergjithshme, Shqiperi
146. Astrit Xheka, Ortoped, Shqiperi
147. Aurora Skenderi, Alergologji, Shqiperi
148. Denisa Baci, Kerkuese shkencore, Itali
149. Dhurata Ferti, Mjeke e përgjithshme, Shqipëri
150. Diana Zeneli, Researcher in pharma company, Hollande
151. Dorina Oga, Specializante Alergologji-Imunologji Klinike, Shqiperi
152. Eglantina Shameti, Mjeke stomatologe, Shqiperi
153. Erion Hamiti, Mjek Familje, Shqipëri
154. Ermal Kopo, Mjek i pergjithshem, Shqiperi
155. Ermira Shabani, Reumatologe, Shqiperi
156. Erta Cenko, Profesioniste e Shëndetësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
157. Esmeralda Thoma, Toksikologji klinike dhe adiktologji, Shqiperi
158. Greta Xhanaj, Mjeke specializante ne Psikiatri dhe Psikoterapi, Gjermani
159. Julian Kape, Ortoped, Itali
160. Leonard Lushka, Infermier, Shqiperi
161. Livia Bani, Pediatri, Gjermani
162. Lusinda Dushi, Pneumologe, Shqiperi
163. Malvina Shtëmbari, Mjeke e përgjithshme, Shqipëri
164. Matilda Xhari, Farmaci, Shqiperi
165. Melaim Damzi, Kirurg, Shqiperi
166. Milka Kuka, imazheriste, Gjermani
167. Nadon Qafa, mjek okulist, Shqiperi
168. Nesti Sotiri, Mjekesi Interne, Gjermani
169. Panajota Sinani, Neurologji, Gjermani
170. Roland Kaza, Anestezi-Reanimacion, Shqipëri
171. Ryve Loshaj, Mjekësi Familjare dhe Emergjencë, Kanada
172. Servina Plaka, Anesteziste Reanimatore, Shqipëri
173. Sherina Lapardhaja, mjeke e përgjithshme, Shqipëri
174. Silvana Zaka, infeksioniste, Gjermani
175. Zvjetllana Skorovoti, mjeke familje, Shqipëri
Albania
“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.
Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.
“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.
“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.
“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.
Albania
“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë
Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.
Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese.
Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.
“Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.
Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.
Albania
Si u krijua aleanca mes mafies shqiptare dhe karteleve të drogës në Meksikë
Nga Victor Manuel Sanchez Valdes, NORO ESTE
Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hysa, e cila është me shtetësi meksikane, por me origjinë shqiptare – për akuzën e pastrimit të parave në favor të fraksionit “Mayiza” të Kartelit të Sinaloas, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikanë me klane kriminale me origjinë shqiptare dhe ngre pyetjen: pse është bërë kaq e zakonshme lidhja mes organizatave të krimit të organizuar të Meksikës dhe Shqipërisë?
Në Meksikë dihet pak për mafien shqiptare, por ajo është shumë e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, pasi, së bashku me ’Ndrangheta-n italiane, përbëjnë dy mafiet që kontrollojnë trafikun e drogës në Evropë dhe, për rrjedhojë, janë ndër aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kartelit të Sinaloas dhe Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG). Përveç Evropës, ajo ka prani edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi, përmes emigrantëve me origjinë shqiptare të vendosur në këto vende.
Në fund të viteve ’80, si mafia shqiptare, ashtu edhe ’Ndrangheta ishin relativisht të vogla krahasuar me organizata të tjera kriminale, por nga vitet ’90 nisën të rriten falë dy faktorëve kryesorë. I pari ishte dobësimi i mafieve me ndikim të madh për shkak të ndjekjes penale nga qeveritë evropiane, si mafia siciliane (Cosa Nostra), Camorra napolitane, mafia ruse, mafia galiciane apo Union Corse. Në të gjitha këto raste, autoritetet gjetën anëtarë të gatshëm të spiunonin bashkëpunëtorët e tyre, gjë që lejoi ndjekjen penale të shumë udhëheqësve dhe i bëri këto grupe partnerë më pak të besueshme për kartelet meksikanë apo kolumbianë.
Ndërsa “spiunët” dobësonin këto mafie, kartelet meksikanë dhe kolumbianë gjetën te mafia shqiptare dhe ’Ndrangheta aleatët e duhur, pasi në të dy rastet bëhet fjalë për grupe kriminale të përbëra vetëm nga persona me lidhje të drejtpërdrejta familjare – prindër, fëmijë, vëllezër, motra, xhaxhallarë e nipër – çka ul ndjeshëm rrezikun e tradhtisë, pasi lidhja e gjakut është vendimtare.
Faktori i dytë është se, në një kohë të shkurtër, falë diasporës së emigrantëve nga Shqipëria dhe Kalabria (rajon në jug të Italisë, prej nga e ka origjinën ’Ndrangheta dhe që karakterizohet nga të ardhura më të ulëta se pjesa tjetër e vendit), ata arritën të vendosin prani pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, veçanërisht në porte, qendra të mëdha financiare, kryeqytete me popullsi të madhe dhe zona me rritje të shpejtë ekonomike.
Për shembull, mafia shqiptare ka prani në qytete shumë të rëndësishme si Londra, Berlini, Parisi, Stokholmi, Stambolli, Nju Jorku, Sidnej, Toronto, Madridi apo Roma, si dhe në porte me trafik të lartë tregtar në Evropë, si Hamburgu në Gjermani, Algeciras dhe Valencia në Spanjë, Antverpeni në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.
Duke qenë se portet janë pika kryesore e hyrjes së drogave si kokaina dhe fentanili në Evropë, dhe mafia shqiptare është ajo që është më e infiltruar në këto pika, ajo bëhet një aleate kyçe për organizata si Karteli i Sinaloas apo CJNG.
Por përveç këtyre dy arsyeve, ekziston edhe një e tretë që e dallon mafien shqiptare: përveç rolit kyç në trafikun e drogës, ajo u ofron organizatave meksikane edhe qasje në një rrjet shumë të gjerë pastrimi parash në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, si Kina.
Shqiptarët investojnë në projekte imobiliare luksoze në të gjithë Evropën; janë pronarë kazinosh, hotelesh, qendrash turistike, spa-sh dhe restorantesh, por gjithashtu kanë krijuar aleanca me kinezë dhe turq për interesa në biznese të vogla me produkte të lira dhe pirateri në qytete të ndryshme.
Po ashtu, janë identifikuar operacione të tyre në qendrat kryesore financiare të Evropës, si Cyrihu, Gjeneva, Frankfurti apo Londra, si dhe blerje kriptomonedhash, përdorimi i platformave të lojërave elektronike apo mashtrime masive përmes mjeteve digjitale.
Në përmbledhje, mafia shqiptare është bërë një partnere shumë e vlefshme për kartelet meksikanë sepse është një nga blerëset më të mëdha të drogës, ka një rrjet të gjerë shpërndarjeje në Evropë dhe vende të tjera, ofron shërbime tepër të rëndësishme si pastrimi i parave dhe madje mund të sigurojë edhe armë të rënda.
Kjo bën të mundur që i njëjti klan shqiptar të ketë marrëdhënie biznesi me kartele armike mes tyre, si Karteli i Sinaloas dhe CJNG, sepse kostoja e prishjes së marrëdhënies është më e lartë sesa tolerimi i mungesës së ekskluzivitetit.
Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se, ndryshe nga Karteli i Sinaloas apo CJNG, mafia shqiptare nuk është një organizatë e vetme, por shumë të pavarura: çdo klan familjar funksionon si një bandë më vete, me portofolin e vet të bizneseve. Ndryshe nga organizatat kriminale meksikane, të cilat shpesh përplasen dhe konkurrojnë dhunshëm, shqiptarët rrallë përfshihen në konflikte të dhunshme dhe shumicën e kohës bashkëpunojnë mes tyre dhe ndajnë fitimet.
Për këtë arsye nuk është aspak çudi që familja Hysa, e vendosur në Meksikë, dhe që qeveria amerikane e lidh me fraksionin Mayiza, të shërbejë si urë lidhëse me klanet e mëdha evropiane dhe që, përveç pastrimit të parave përmes kazinove, të ofrojë qasje në një katalog shumë të gjerë investimesh në Evropë, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet meksikane. Pikërisht për këtë arsye, prej vitesh marrëdhënia mes organizatave shqiptare dhe atyre meksikane është intensifikuar.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania2 days agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Kosova18 hours agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
