Restaurohet ikona “Joan Pagëzori në Këmbë” e Kostandin Zografit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat ka nisur restaurimi i ikonës “Joan Pagëzori në Këmbë” i gjetur në kishën e Shën Kollit në fshatin Vanaj të Fierit me autor Kostandin Zografi.

Sipas DRTK-së Berat, procesi i ndërhyrjes restauruese do të kalojë nëpër këto faza: konsolidimi i pikturës së ikonës, dezinfektim, pastrim, rivendosje vernikut për mbrojtjen e pikturës së ikonës.


Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore./ATSH/

Share This Article