Richard Grenell takon presidentin Meta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Richard Grenell, mikun e ngushtë të ish-presidentit Trump.

Në një postim në twitter, Meta shkruan se “është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell,

në Shqipëri dhe në zyrën time”.

Presidenti  thotë se vlerëson shumë angazhimin e tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ish-Ambasadori amerikan në Gjermani dhe ish-i dërguari special i Trump për bisedimet Serbi-Kosove ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë.

Arsyeja e vizitës dhe axhenda nuk dihet.

Tre ditë më parë ai u pa në Florida, ku mori një çmim vlerësues nga ish-Presidenti Trump.

Grenell gjithashtu u emërua shef i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.

Ai shikohet si sekretar i ardhshëm Shteti nëse Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Share This Article