Pavarësisht se kufizimet e bllokimit janë lehtësuar, në disa zona në Angli fëmijët ende nuk mund të luajnë në parqet e lojërave në natyrë, siç u shpreh një prind i shqetësuar, – rihapja e parqeve të lojrave duket si “llotari e kodit postar”.
Terrenet e lojërave u mbyllën në mars, por qeveria dha dritën jeshile për t`i rihapur ato në Angli të shtunën.
Sidoqoftë, portat mbesin të mbyllura në shumë zona lojrash në të gjithë vendin.
Shoqata e Pushtetit Vendor tha që disa parqe mund të hapeshin menjëherë, por të tjerët mbetën të mbyllur pasi kërkuan vlerësime të mëtejshme të rrezikut dhe përshtatjes.
“Ata janë kaq të rëndësishëm për fëmijët – për ngjitje, stërvitje dhe argëtim, por edhe për të rritur,” tha mamaja e dy fëmijëve Jo Brady nga Merseyside.
“Nënat e reja mund të ndjehen të izoluara dhe parqet me të vërtetë ndihmojnë për të takuar njerëz.”/BBC