Rikthehen “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3 viktima dhe 17 të infektuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rikthehen “Ethet e Nilit” në Shqipëri. A2 CNN mëson se janë regjistruar 3 humbje jete nga virusi deri tani.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur për situatën duke konfirmuar 17 raste të të prekurve nga virusi dhe 19 të tjera të mundshme, për të cilat po pritet rezultati i analizave.

Rastet e të prekurve nga “Ethet e Nilit” janë regjistruar në Lushnje, Fier dhe Kurbin. Kjo sëmundje ka shpërthyer në muajin korrik. Rasti i parë dyshohet se ka qenë një emigrant që qëndroi në qytetin e Lushnjës, i cili konfirmoi se ishte prekur nga sëmundja pasi ishte rikthyer në Greqi.

“Ethet e Nilit” transmetohen nga mushkonjat dhe në format më të lehta sëmundja tek pacientët zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Simptomat e virusit janë të ngjashme me ato të gripit, pasi shfaqin temperature dhe gjendje parehatie të përgjithshme.

Share This Article