Rikthehen festat e “çmendura” të britanikëve

albnews
By
1 Min Read

Fundjava ka rikthyer edhe festat e të rinjve në Britani. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta të qeverisë për të respektuar masat e distancimit social, të rinjtë kanë shijuar fundjavën sipas mënyrës së tyre.

Adhuruesit e jetës së natës kaluan një mbrëmje mes alkoolit dhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Manchester.

Ata shfrytëzuan në maksimum motin e ngrohtë në rrugët e qytetit, edhe pse rastet me koronavirus janë në rritje.

Share This Article