Rinisin luftimet Armeni – Azerbajxhan, tre të vrarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre ushtarë armenë janë vrarë në konfrontim me ushtarët azerbajxhanas, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka njoftuar se ka ardhur deri te një konflikt i ri me forcat e Azerbajxhanit.

“Njësitë e armatosura të Azerbajxhanit, të cilat kanë sulmuar pozicionet tona, janë zmbrapsur, duke pësuar humbje të mëdha. Konflikti vazhdon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Armenisë.

Këto dy shtete luftuan për gjashtë javë verën e shkuar për rajonin Nagorno-Karabakh, i cili i takon Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët vendas.

Marrëveshja që i dha fund luftës u nënshkrua nëntorin e shkuar në Moskë me ndërmjetësimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Një luftë mes këtyre dy shteteve për këtë rajon ishte zhvilluar edhe në vitet ’90.

Tash pjesën më të madhe të këtij rajoni e kontrollon Azerbajxhani.

Pas rindezjes së konfliktit, është futur në “lojë” edhe Rusia.

Azerbajxhani ka njoftuar se ka pranuar propozimin e Rusisë për ndalje të luftimeve në kufi me Armeninë.

“Kemi pranuar propozimin e Rusisë për ndërprerje të luftimeve prej orës 10:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit. Sipas kësaj ministrie, pala armene nuk ka pranuar propozimin dhe ka vazhduar me granatime.

Share This Article