ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë 2 minutes ago
Bernard Nika, shqiptari që mori mbi 14 mijë vota në Toskanë 17 minutes ago
Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë 20 minutes ago
SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste 26 minutes ago
Jola Hysaj: Më 22 dhjetor shqiptarët protestojnë sepse ndihen të lodhur nga pasiguria dhe të padëgjuar nga institucionet 27 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Rishfaqja e Kim Jong Unit

albnews by albnews
3 May, 2020
in Bota
0
Rishfaqja e Kim Jong Unit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong Un u rishfaq duke buzëqeshur në publik të shtunën për herë të parë pas 21 ditësh, pas një vale spekullimesh intensive se ishte i sëmurë rëndë, ose madje edhe që mund të kishte vdekur.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo njofton nga Seuli i Koresë së Jugut, se ridalja në skenë e Kim-it është një kujtesë se sa pak dihet për zhvillimet në Korenë e Veriut.

RelatedPosts

Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë

SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Kim Jong Un, u rishfaq i gjallë, pas disa javësh spekullimesh se mund të ishte sëmurë, ose kishte vdekur. Kim mori pjesë në një ceremoni inaugurimi për një kompleks fertilizuesish.

Media shtetërore nuk përmendi spekullimet. Kim nuk shfaqi shenja problemesh me shëndetin, por herë pas here lëvizte me karrocë.

Zërat për shëndetin e tij filluan të shfaqen kur nuk mori pjesë në një përvjetor të rëndësishëm më 15 prill, duke habitur zyrtarët amerikanë dhe të tjerë.

Presidenti amerikan Donald Trump që fillimisht nuk kishte pranuar të komentonte për lajmet se Kim ishte rishfaqur, tha të shtunën në Twitter se ishte “i gëzuar” që ai mesa duket ishte mirë me shëndet.

Megjithëse arsyeja për mungesën e Kimit nuk është e qartë, nuk është as hera e parë që ai zhduket dhe as mungesa më e gjatë.

Në janar, ai u zhduk për 21 ditë. Në maj, për 22 ditë. Në shtator 2014, ai nuk u shfaq për 40 ditë.

Në vitin 2014, Kim u rishfaq me një bastun. Media shtetërore thjesht tha se ai nuk ndjehej “mirë”.

Këtë herë, Koreja e Veriut as shkarazi nuk përmendi shëndetin.

Sipas medias, ai mund të ketë pasur një operacion pa sukses në zemër. Të tjerë thonë është veshka. Një njoftim fliste për depresion.

Sipas një tjetri, ai ishte lënduar në një provë të dështuar me raketë. Një kujtesë se sa pak dihet për udhëheqësit koreano-veriorë.

“Kur isha në CIA, ne thonim se Koreja e Veriut ishte objektivi më i vështirë. Unë kisha punuar edhe me Bashkimin Sovjetik dhe Bashkimi Sovjetik ishte një libër i hapur krahasuar me Korenë e Veriut”, thotë Bruce Klingner, ekspert i Koresë së Veriut në Fondacionin Heritage.

Kim mund të ketë qenë sëmurë dhe disa nga zërat mund të jenë të vërtetë, por analistët bëjnë thirrje për përmbajtje.

“Është shumë e vështirë të marrësh informacion për shëndetin,vendndodhjen apo synimet e udhëheqjes. Në fakt të gjitha burimet e zbulimit kanë kufizime të veçanta përsa i takon Koresë së Veriut”, thotë Klingner.

Tani për tani, ajo që dihet është që Kim është gjallë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë

Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë

20 December, 2025
Bernard Nika, shqiptari që mori mbi 14 mijë vota në Toskanë

Bernard Nika, shqiptari që mori mbi 14 mijë vota në Toskanë

20 December, 2025
Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë

Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë

20 December, 2025
SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste

SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result