Rivalët direkt të “kampionëve”, ekipet e vazos së 2-të “shpërndahen” në grupet e Champions League

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi shpërndarjes së ekipeve të fazës së parë, në grupet e UEFA Champions League, tashmë në shortin që po hidhet në Montecarlo janë mësuar dhe emrat e skuadrave që do t’i bashkohen “kampionëve” në grupet përkatëse.

Në grupin A, “bavarezëve” të Bayern Munich do t’i bashkohen “djajtë e kuq” të Manchester United, ku pritet një përballje e “magjishme” mes këtyre dy skuadrave.

Në grupin B, “andaluzianët” e Sevilla do të përballen me “topçinjtë” e Arsenal, në rikthimin e këtyre të fundit në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Në grupin C, kampionët e Serie A, Napoli kanë në grupin, “mbretërit” e këtij kompeticioni, Real Madrid.

Në grupin D, “shqiponjat” e Benfica do të presin nënkampionët e Evropës, Inter, në një përballje ku pritet të jetë spektakolare.

Në grupin E, kampionët e Eredivisie, Feyenoord do të kenë si rival “los colchoneros” të Atletico Madrid.

Në grupin F, “gjigandët” francezë të PSG do të mirëpresin “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Në grupin G, kampionët e Evropës, Manchester City do të kenë në grupin e tyre, rivalët e fazës së 1/8-ve në Champions League, RB Leipzig.

Në grupin H, “katalanasit” e Barcelona presin në grupin e tyre “dragojnë” e Porto.

Share This Article