Robert Berisha vazhdon të jetë një nga emrat më të zëshëm në showbizin shqiptar dhe jo më kot.
Ai tashmë krahas muzikës është tejet i angazhuar edhe me emisionin e tij, gjersa u përfol disa herë për pjesëmarrjen në Big Brother VIP.
Në një intervistë të fundit dhënë për emisionin “Mirage”, ai ka folur për pjesëmarrjen në një format të tillë dhe kushtet për të qenë pjesë e edicionit të dytë të BBV.
Artisti i njohur mes tjerash shtoi se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e spektaklit nëse nuk do të paguhej.
“Në Big Brother nuk kam pasur mundësi të shkoj dhe normal që nuk do të pranoja pa pagesë, se jemi të angazhuar dhe t’i lëmë punët tona e të shkojmë në punë tjetër ata fitojnë, kështu që kish me qenë mirë shkon Roberti ia bën një lloj pagese, shkon dikush tjetër me më famë dhe më i shitur pse mos ta paguajnë pak më shumë”, u shpreh ai.
“Në edicionin e radhës nëse më bëjnë ftesën dhe nëse nuk e kam emisionin tim, se di. Me pagesë do të pranoja të shkoja, nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda”, tha më tutje Berisha.
Roberti vlen të ceket se është shumë prezent në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.