Rohan: Biden duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani tha se me ardhjen e Joe Biden pas Donald Trump në SHBA ka ndryshuar mënyra e sjelljes së kësaj administrate dhe janë ndërmarrë disa hapa, por e rëndësishme për ta është heqja e sanksioneve.

Pas takimit të kabinetit të ministrave të zhvilluar në kryeqytetin Teheran, Rohani dha deklarata lidhur me sanksionet e SHBA-së kundër Iranit dhe marrëveshjen bërthamore.

Ai mbrojti idenë e tij se Izraeli e ka drejtuar gabim dhe e ka mashtruar Trumpin duke shtuar se administrata e Bidenit duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme.

“Mënyra e sjelljes në administratën e re të SHBA-së ka ndryshuar. Kanë pranuar se ato që ka bërë administrata e mëparshme ka qenë e gabuar. Praktikisht kanë ndërmarrë disa hapa dhe kanë tërhequr propozimin që administrata e mëparshme ia kishte paraqitur OKB-së. Por, për ne çështja e rëndësishme është heqja e sanksioneve dhe ne nuk kemi dëshmuar që SHBA-ja të ketë ndërmarrë ndonjë hap serioz për këtë çështje”, tha Rouhani.

“Vonesa sikur edhe një ditë për heqjen e sanksioneve dhe lënia e diçkaje që është e mundur sot për nesër nënkupton shkeljen e të drejtës së popullit”, theksoi ai.

Share This Article