Roja bregdetare e Libisë shpëton 131 migrantë në Mesdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

IOM tha se rojet bregdetare kanë shpëtuar 131 migrantë të parregullt prej të cilëve 13 fëmijë

Të paktë 131 migrantë të parregullt janë shpëtuar nga ekipet e Rojes bregdetare të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në deklaratën nga Twitteri tha se rojet bregdetare kanë shpëtuar 131 migrantë të parregullt prej të cilëve 13 fëmijë, duke i dërguar në kryeqytetin Tripoli.

Nuk janë dhënë detaje rreth kombësisë dhe gjendjes së migrantëve të parregullt.

Libia, viteve të fundit u bë një nga pikët më të rëndësishme të kalimit të migrantëve të parregullt nga Afrika në drejtim të Evropës, të cilët ikin nga varfëria dhe konfliktet.

Share This Article