“Kontrata ime me klubin zgjat deri në vitin 2022. Në këtë sezon të veçantë, në të cilin PSG feston 50 vjetorin e tij, do të vazhdoj të luaj për PSG-në”, tha Mbappe
Lojtari i kombëtares së Francës në futboll, Kylian Mbappe, për të cilin janë të interesuar shumë klube, konfirmoi se sezonin e ardhshëm do të qëndrojë në Paris Saint Germanin (PSG).
“Kontrata ime me klubin zgjat deri në vitin 2022. Në këtë sezon të veçantë në të cilin PSG feston 50 vjetorin e tij, do të vazhdoj të luaj për PSG-në”, tha Mbappe në një prononcim për Bein Sports.
Eksperti gjerman i futbollit dhe trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel tha se të punosh me Mbappe-n është një dhuratë për çdo trajner.
“Kontrata e tij nuk ka skaduar ende, ne nuk jemi të gatshëm ta shesim. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, kyç për ne”, tha Tuchel.
Ai mohoi problemet e pretenduara midis Mbappe-s dhe shokut të tij të skuadrës, futbollistit brazilian Neymar.
“Komunikimi mes tij dhe Neymar-it është i shkëlqyeshëm. Ai i bën të lumtur të gjithë në këtë ekip dhe i japin shumë forcë PSG-së”, tha Tuchel.
Mbappe për PSG-në ka luajtur 120 ndeshje dhe ka shënuar 90 gola.