Roma gjobit turistët nëse han ushqime në shkallët e Trinita’ dei Monti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roma do t’u vendosë gjoba të kripura turistëve, të cilët ulen dhe konsumojnë diçka në shkallaret e famshme të Trinita’ dei Monti, një nga pasuritë arkitekturore të qytetit.

Një rregullore e policisë, e cila vendoset në fillim të verës, ndalon uljen në vendet publike në mënyrë të pahijshme, ose në kundërshtim me dekorin si dhe konsumimin e ushqimit ose pijeve në zona, pjesë të trashëgimisë historike, artistike, arkeologjike dhe monumentale, kryesisht shatërvanët dhe shkallaret e larta.

Zgjidhja për vënien në zbatim të rregullores për shkallët e famshme Trinita’ dei Monti do të jetë një gjobë prej 150 eurosh që mund të rritet deri në 400 euro, në rast të shkeljeve të rënda, njoftojnë mediat italiane./ATSH/

Share This Article