Ronaldinho: Topi i Artë duhet të shkojë për Messin

albnews
By
1 Min Read

Sipas Ronaldinhos, Messi duhet ta fitojë sërish “Topin e Artë”. Lewandowski, Benzema… janë të tjerë kandidatë serioz.

Lionel Messi është njëri prej favoritëve për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2021.

Sipas Ronaldinhos, “Messi është më i miri në botë dhe meriton të ketë edhe një tjetër Top të Artë”.

Këto fjalë i tha ditë më parë në Paris, kur takoi Leon për herë të parë pas shumë vitesh, pasi ishte i ftuar special në Parc des Princes.

Kandidatë serioz të Messit për Topin e Artë janë Robert Lewandowski i Bayern Munich, Karim Benzema i Real Madridit, Jorginho e Kante të Chelseat etj.

Nëse Messi fiton, do të ishte i shtati për të, që do të linte prapa Ronaldon me pesë.

Share This Article