Cristiano Ronaldo është rikthyer të veshë fanelën e Manchester United dhe këtë e ka bërë në triumfin 3-0 të “Djajve të Kuq” ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.
Portugezi shënoi edhe njërin nga tre golat për skuadrën e tij, ndërsa realizuan edhe Dalot e Rashford. Tashmë, Manchester do të kërkojë kualifikimin direkt në fazën e 1/16-ave të Europa League, në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedad në transfertë.
Ndërkohë, edhe pse ndaj një ekipi modest si HJK Helsinki, Roma vuajti për të marrë një fitore të ngushtë. Abraham ishte autor i golin në pjesën e parë, ndërsa në të dytën skuadra e Mourinhos e vendosi kualifikimin me anë të një autogoli. Pas 5 ndeshjeve të para, Roma ka marrë 7 pikë, po aq sa Ludogorets i vendit të dytë, me të cilët do të ndajë kualifikimin në ndeshjen e fundit.