Ronaldo qëndron te Juventusi

 126 total views,  1 views today

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e klubit bardhezi edhe për sezonin e ardhshëm.

‘’Ronaldo do të kthehet të hënën në stërvitje dhe do të qëndroj me ne’’, ka thënë shkurt ish-futbollisti çek.

Ylli portugez ka qenë i lidhur me një largim nga Juventusi, pasi mediat raportonin se paga e tij ishte e papërballueshme për klubin për shkak të gjendjes së shkaktuar nga COVID-19.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •