Ronaldo shpëton Unitedin nga humbja

albnews
By
1 Min Read

Cristiano Ronaldo ka realizuar dy gola ndërsa ka shpëtuar Manchester Unitedi nga humbja në përballjen me Atalantan.

Unitedi ka barazuar 2:2 në udhëtim në ndeshjen e Grupit F të Ligës së Kampionëve. Ronaldo realizoi në minutën e (45+1’) dhe (90+4’).

Për Atalantan realizuan Josip Iliçiq (12’) dhe Duvan Zapata (56’).

Te Atalanta në minutën e 46-të u aktivizua Berat Gjimshiti.

Pas 4 xhirove, Unitedi kryeson me 7 pikë, sa i ka edhe Villarreali që zë vendin e dytë, Atalanta është e treta me 5 pikë, ndërsa Young Boys i ka tri pikë.

Villarreal ka fituar 2:0 në shtëpi ndaj Young Boysit sonte.

Share This Article