Roza Anagnosti, ikona e skenës dhe ekranit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roza Xhuxha Anagnosti, një prej ikonave të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, kremton sot 82-vjetorin e lindjes.

Roza Xhuxha lindi më 27 nëntor të vitit 1943.  Që herët Roza do të mësohej me dritat e prozhektorëve. Rrugëtimi i saj skenik nisi në “Shtëpinë e pionierit” në Shkodër, ku nën kujdesin e muzikantëve Tonin Harapi dhe Prenk Jakova do të latonte dhuntitë e saj artistike.

Pas roleve të para në Teatrin Migjeni”, në vitin 1963 debutoi në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme”. Gjatë xhirimeve të filmit “Toka jonë”, të regjisorit Hysen Hakani, ku interpretonte personazhin e Files, Roza njohu dashurinë përmes objektivit të kamerës, me Dhimitër Anagnostin, asokohe kameraman i filmit.

Roza dhe Dhimitër Anagnosti do të formonin një prej çifteve më të angazhuar në prodhimet e Kinostudios “Shqipëria e re”.

Disa prej roleve më të vlerësuar të Roza Anagnostit janë në filmat: “Fije që priten”, me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977 si dhe “Mësonjëtorja” për të cilin u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë” si dhe mori Kupën e Festivalit të vitit 1981. /atsh/

Share This Article