Zhdukja e nënës me fëmijët/ Qytetarët homazhe në ditën e luleve në Shkodër, hedhin tulipanë e trëndafila në Bunë

albnews
By
1 Min Read

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza tha se sot festa në këtë qytet u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

Në ditën që njihet si dita e luleve në Shkodër, qytetarë të Shkodrës janë bashkuar dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku dyshohet se janë hedhur duke humbur jetën nëna me 3 fëmijët. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza tha se sot festa në këtë qytet u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.

Share This Article