Rregullatorët europianë të medias me veprime kundër manipulimit dhe dezinformimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rregullatorët e medias në Bashkimin Europian po punojnë për një plan veprimi për të luftuar kundër manipulimit të vazhdueshëm të debateve në internet duke përfshirë këtu përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimin.

”Masa të reja janë të nevojshme për të luftuar kundër manipulimit të qëllimshëm teknik dhe për të rënë dakord mbi një përkufizim uniform të dezinformimit”, u deklarua në Konferencën e Drejtorëve të Autoriteteve Kombëtare të Medias (DLM) dhe  Grupit të Rregullatorëve Europianë për Median Audiovizive (ERGA).

“Ajo për të cilën kemi nevojëm janë instrumentet për të parandaluar me sukses probleme të tilla si gjuha e urrejtjes në internet ose dezinformimi. Qëllimi ynë më i rëndësishëm është të mbrojmë lirinë e shprehjes”, theksoi kryetari i ERGA-s dhe komisioneri europian për Median, Tobias Schmid.

Share This Article